75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pëlcet gypi në Rahovec, dëme 50 mijë euro fermerëve

Sot mes fshatrave Rezine dhe Marmull të Rahovecit, si pasojë e rrëshqitjes së dhehut ka pëlcitur gypi kryesor (180 cm), duke u shkaktuar dëme fermerëve të kësaj komune.

Dëmet sipas kryetarit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, janë rreth 50 mijë euro, përcjellë Indeksonline.

Megjithatë pas një pune intensive pas disa orësh nga Komuna e Ujësjellësit Radoniqi- Dukagjin, gypi është riparuar, megjithatë fermerët mund të ujin të mbjellat e tyre vetëm natën vonë, pasi që presioni i ujit të jetë stabilizuar.

Ndryshe kjo komunë shquhet për prodhimet e saj bujqësore, teksa Rahoveci mbetet kampion i punës në vreshtari./Indeksonline/