10:10 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

“Pele i portierëve” , në treg për 50 milionë euro

De Gea, Courtois, Donnarumma… dhe disa të tjerë? Po, ballinat e gazetave për tregun e ardhshëm sa i përket portierëve pritet t’i prij Alisson Becker, portieri i Romës, 25 vjeç, i cili poashtu është portieri i parë i kombëtares së Brazilit.

Braziliani i gjatë 1,93 është në shënjestren e shumë klubeve të mëdha evropiane.

“Për momenti Alisson është Pele i portierëve” , deklaroi Claudio Taffarel, trajner i poriterëve në kombëtaren e Brazilit, ku Alisson është titullar ndaj portierit të Man City, Ederson.

Alisson kishte ardhur në Romë nga Internacional për 8 milionë euro dhe paraqitjet e tij në skuadrën nga kryeqyteti kanë qenë fantastike dhe vazhdojnë edhe sot.

Roma ka nevojë për të ardhura dhe Alisson është në treg. Futbolli, anglez, italian, PSG … ka shumë ekipa me të cilat braziliani ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm.

Cmimi i brazilianit sillet rreth 50 milionë euro. /IndeksOnline/