Pele përfshiu në testament edhe vajzën që kishte jashtë marteses

Disa ditë para vdekjes së tij, Pele deklaroi me shkrim se ai kishte një vajzë panjohur dhe vendosi që një pjesë e pasurisë së tij t’i kalonte asaj.
Këtë e bëri të ditur këtë të premte shtypi brazilian. Në testamentin e tij, Edson Arantes do Nascimento, Pele tregoi se Maria do Socorro de Azevedo ishte përfshirë në mesin e trashëgimtarëve së bashku me gjashtë fëmijët e tjerë të tij, dy nipërit dhe të venë e tij.
Pasuria e tij vlerësohet në 15 milionë dollarë, sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”.
Tre herë kampioni i botës me Brazilin vdiq nga kanceri më 29 dhjetorin e kaluar në një spital në Sao Paulo, ku ishte shtruar prej rreth një muaji.
Shtatorin e kaluar, drejtësia kishte autorizuar një kërkesë nga Maria do Socorro de Azevedo për të kryer një test të ADN-së. Pele’ vdiq para se t’i nënshtrohej një testit të ADN-së, megjithatë i kaloi vajzës së tij që e kishte jashtë martese pasurinë që i takon.