11:06 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Pelegrinët serbë anulojnë vizitën në Gjakovë, shpërndahen protestuesit

Pas 3 ore qëndrim në  rrugë, janë shpërndarë protestuesit në Gjakovë të cilët kanë dalë nga ora 08:00 e mëngjesit për të mos lejuar depërtimin e pelegrinëve serbë.

Sipas informacioneve që ata morën nga Policia, pelegrinët serbë kanë anuluar vizitën e tyre në këtë qytet, prandaj turma e protestuesve ka përmbyllur protestën duke bërë një marsh deri në Parkun e Qytetit.

Pankartat që mbanin në duar ata i vendosën në derën, ku siç e quan ata, është vendi ku kriminelët çdo herë janë kthyer në vendin e krimit.

“Në këtë vit po shihet pjesëmarrja më e madhe se viteve të kaluara. Kërkesat tona nuk është se nuk po dëgjohen. Në mënyrë simbolike pankartat t’i vendosim në derën ku çdo herë kanë ardhur kriminelët në vendin e krimit dhe të  vazhdojmë me marsh deri tek parku i qytetit për ta përmbyllur këtë protestë”, ka thënë njëra nga protestueset.

Gjatë tërë kësaj kohe, ata mbanin në duar pankarta ndryshme si:  “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga kriminelët serbë nuk falet”, “Institucione, duhet të merrni përgjegjësi për të pagjeturit”, ndërsa bënin thirrje të vazhdueshme “Gjakova nuk harron, Serbia nuk kalon” dhe kërkonin drejtësi.

Ndryshe, nënat dhe qytetarët e tjerë të Gjakovës than se kjo protestë nuk është kundër besimit të pelegrinëve, por kundër disa pjesëmarrësve të cilët kanë kryer krime në Kosovë./Indeksonline/