75 Mall Live Search
22:09 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pellegrini “ndahet” me klubin e Premierligës

West Ham United ka konfirmuar që Manuel Pellegrini e ka lënë klubin.

Kryetarët David Sullivan dhe David Gold, së bashku me bordin dhe të gjithë në West Ham United, do të dëshironin të  falendëron Manuelin për shërbimin e tij gjatë 18 muajve të fundit. Megjithatë, është bërë e qartë se kërkohet një ndryshim për ta rikthyer Klubin në rrugën e duhur në përputhje me ambiciet tona këtë sezon. Ne e ndjeuam të nevojshme që të vepronim tani për t’i dhënë menaxherit të ri sa më shumë kohë të jetë e mundur për ta provuar dhe arritur atë qëllim” – thuhej në komunikatën e klubit.

Pellegrini gjatë viteve 2013-2016 ishte trajner i Cityt, ndërsa për një sezon menaxhoi edhe Real Madridin (2009/10)./Indeksonline/