75 Mall Live Search
08:21 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pellegrinit i rrezikohet vendi i punës, sot mund të shkarkohet

18 muaj pasi ka marrë detyrën e trajnerit te West Ham United, trajneri Manuel Pellegrini është nën presion për të humbur punën.

Skuadra e kilianit është në krizë duke mos fituar asnjë nga 6 ndeshjet e fundit, transmeton Indeksonline.

Ndeshjen e fundit West Hami e humbi në shtëpi kundër Newcastle United me rezultat 2-3 dhe kjo mund të shtyjë drejtuesit e skuadrës londineze që të shkarkojnë Pellegrinin.

Dy sulmuesit Sebastian Haller dhe Albian Ajeti nuk kanë treguar veten, ndonëse ky i fundit nuk ka pasur shumë hapësirë.

/Indeksonline/