Pëllumb Bajçinovci, kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës
 
				Më 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Asambleistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë, kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri.
Kjo seancë është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                