75 Mall Live Search
08:47 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pelosi ia gris fjalimin Trumpit para sysh: Është një grumbull gënjeshtrash!

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, ia ka grisur letrat ku ishte shkruar fjalimi i presidentit Donald Trump në kohën kur kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte duke e mbajtur fjalimin para anëtarëve të këtij institucioni.

Fjalimi vjetor i presidentit në Dhomën e Përfaqësuesve u shënua me dy momente të tensionuara.

Fillimisht, presidenti Trump nuk ia dha dorën Pelosit pasi kjo e fundit e zgjati dorën për ta përshëndetur atë pasi e pranoi një kopje të fjalimit vjetor.

Duket se ky gjest e nervozoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila e grisi kopjen e fjalimit në kohën kur presidenti po e përmbyllte fjalimin dhe po merrte duartrokitje nga zyrtarët e pranishëm.

Përmes një deklarate, Pelosi e kritioi presidentin Trump se nuk ka ofruar rehati për familjet që kërkojnë mundësi të mira për kujdes shëndetësor dhe se nuk ishte i sinqertë kur foli për politikat e kujdesit shëndetësor, shkruan “The Guardian”.