14:35 / E Premte, 20 Maj 2022 / AR

Pëlqehet hiti i ri nga Donjeta Morina

Këngëtarja e njohur kosovare, Donjeta Morina, ditën e mërkurë publikoi hitin e ri.

“Dashnia m’paska qorru’, titullohet projekti të cilin e vizualizoi me një klip artistik, shkruan Indeksonline.

Edhe kësaj radhe mori vëmendje me paraqitjen e saj artistike dhe plotë stil.

Për tekstin është kujdesur vet artistja, ndërsa për muzikën dhe producimin u përkujdes Bini Diez.

Pas publikimit, kjo këngë po pëlqehet mjaftë nga fansat duke marrë klikime të shumta në të gjitha platformat./Indeksonline/