Pëlqehet kënga “Gjoni” nga Gjiko, merr mbi 1.5 milionë klikime

Reperi i njohur shqiptare, Asdren Gjikolli i njohur me emrin e artit, Gjiko, me 17 prill publikoi këngën e re të titulluar, “Gjoni”.
Këtë projekt e vizualizoi me klip të veçantë, duke bërë dedikim për hasmëritë farefisnore të familjeve shqiptare, shkruan Indeksonline.
Kënga po pëlqehet mjaftë nga fansat, ku për tri ditë pas publikimit ka arritur të grumbulloj mbi 1.5 milionë klikime.
Ndryshe, për tekstin është kujdesur vet reperi ndërsa kënga është prodhim I REDBOX Entertainment./Indeksonline/