Gështenja e kalit – në listën zyrtare të zhdukjes
Pema e gështenjës së kalit apo ndryshe si njihete pema e “konkerit”, është vendosur në listën zyrtare të zhdukjes. Të shkatërruara nga nishanet dhe sëmundjet, gështenja e kalit tani klasifikohet si e ndjeshme ndaj zhdukjes.
Kjo pemë është një ndër 400 llojet e pemëve vendëse evropiane, të cilat janë pjësë e listës zyrtare në rrezik për t’u zhdukur të vlerësuara nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
“Pemët janë thelbësore për jetën në Tokë dhe pemët evropiane në të gjithë diversitetin e tyre janë një burim ushqimi dhe strehimi për specie të panumërta kafshësh, si zogjtë dhe ketrat dhe luajnë një rol kryesor ekonomik”, tha kreu i Njësisë së Listës se Kuqe, Craig Hilton-Taylor.
Një raport i dytë që zbulon se pothuajse gjysma e të gjitha llojeve të shkurreve të Evropës janë të kërcënuara me zhdukje, për shkak të humbjes dhe shkatërrimit të zonave të egra të Evropës, si edhe bujqësisë, specieve pushtuese dhe ndryshimit të klimës.
Luc Bas, drejtor i Zyrës Rajonale Evropiane të IUCN, tha se aktivitetet njerëzore po shkaktonin rënie të popullsisë së pemëve në të gjithë Evropën.
“Ky raport ka treguar se sa e rëndë është situata për shumë specie të anashkaluara, të nënvlerësuara që formojnë shtyllën kurrizore të ekosistemeve të Evropës dhe kontribuojnë në një planet të shëndetshëm”/Indeksonline/