Pemë e perime me bollëk për Spitalin e Pejës, tenderi që kushtoi mbi 19 mijë euro!
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka arritur të finalizojë kontratën më të re për këtë fundvit.
Kësaj radhe kontrata ka të bëjë për furnizim me pemë dhe perime për pacientët e spitalit në fjalë, shkruan Indeksonline.
Kuzhina qendrore e këtij spitali do të furnizohet me pemë dhe perime përgjatë 24 muajve.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 24.000,00 euro, porse e njëjta është nënshkruar për 19.220,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.P. ” MONI “
Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 23.810,00. /Indeksonline/