75 Mall Live Search
22:43 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / H F

Pemë me bollëk për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender mbi 45 mijë euro

Ministria e Mbrojtjes ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.

Për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ketë pemë me bollëk.

Të gjitha kazermat e ushtarëve do të jenë të firnizuara me pemë nga kompania “Beni- Dona”, shkruan IndeksOnline.

Fillimisht, vlera e kontratës ka qenë e paraparë për 50 mijë euro, ndërkohë që e njëjta është arritur të finalizohet për 45 mijë e 925 euro.

Në tenderin e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se tenderi i përgjithshëm me çmimin me të lartë ka qenë 69 mijë e 650 euro.

“AK i MM, ka për qëllim që të lidh një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pemë për nevojat e FSK-së. Realizimi i kontrates duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i relazimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e kontatës./IndeksOnline/