10:56 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Penallti 100%, ja se si u dëmtua Liverpooli mbrëmë nga gjyqtari

Fansat e Liverpoolit kanë bërë shumë ofendime ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj Leicester, Mark Atkinson.

Skuadra e Jurgen Klopp është dëmtuar në një rast qartë kur Atkinson edhe pse ishte afër, nuk e akordoi penallti ndaj Naby Keitas.

Madje në një rast të tillë, gjyqtari ka mundur të përjashtoi Evans me karton të kuq pasi goditja ishte në 16 metërsh dhe ishte nga mbrapa.

Edhe analistët në studiot e Sky Sport janë pajtuar që Liverpooli është dëmtuar dhe se penalltia ka ekzistuar./Indeksonline/