Penallti qesharake në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi i Aston Villës kap topin me dorë në zonën e rrezikshme

Një penallti qesharake e cila rrall shihet në futboll, ka ndodhur në ndeshjen mes Club Brugge dhe Aston Villës.
Mbrojtësi i Aston Villës, Tyrone Mings bëri një gabim trashanik, duke e kapur topin me dorë, pasi portieri Emiliano Martinez e filloi ndeshjen, shkruan IndeksOnline.
Pas rishikimit në VAR, gjyqtari vendosi të akordojë penallti dhe Club Brugge kaloi në epërsi.
Vanaken u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 52-të./IndeksOnline/
Tyrone Mings gave away a penalty for literally picking the ball up😭😭😭 pic.twitter.com/JlQXu5nO7L
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) November 6, 2024