75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 13 Mars 2025 / G T

Penalltia e pestë? Ancelotti: Isha duke menduar për Endrick, por ku e pashë fytyrën e tij…!

Skuadra e Real Madridit është kualifikuar në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi mbrëmë në penallti e mposhti Atletico Madridin.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti pas ndeshjes tregoi se si e zgjodhi mbrojtësin Antonio Rudiger të godiste penalltinë e pestë, shkruan Indeksonline

Në fakt, Ancelotti ishte duke menduar për brazilianin, Endrick, por ai e ndryshoi në momentin e fundit.

“Ne ishim duke e menduar që penalltinë e fundit ta linim në duart e Endrick. Por, kur pashë fytyrën e tij, vendosa për Rudigerin”, u shpreh Ancelotti

Mbrojtësi gjerman shënoi mrekullisht nga 11-metërshi dhe e kualifikoi skuadrën e tij në raundin tjetër – ku do luajë ndaj Arsenalit./Indeksonline/