Penalltitë vendosin fituesin e Copa del Rey, ndeshja shkon në 11-metërsha

Ndeshja mes Mallorcas dhe Athletic Bilbaos ka shkuar në penallti, pasi edhe në dy pjesët me nga 15 minuta rezultati u mbyll 1:1.
Vedat Muriqi pësoi një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes, pasi lojtari kundërshtar e goditi me kokë dhe ia çau vetullën. Përkundër gjakosjes, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës vazhdon të luaj, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1 dhe ashtu u mbyll edhe në vazhdime.
Golat në këtë ndeshje i shënuan: Daniel Rodriguez dhe Sancet.
Tani fituesi do të përcakohet pas penalltive./Indeksonline/