Penalltitë vendosin fituesin e Superkupës së Spanjës

Real Madrid është shpallur superkampion i Spanjës pasi ka mposhtur Atletico Madridin pas ekzekutimit të penalltive.
Në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite, dy skuadrat nuk arritën të shënojnë edhe për kundër disa rasteve që kishin.
Edhe gjatë kohës shtesë, skuadrat nga kryeqyteti spanjoll mbajtën portat e pa prekura.
Pesë minutat e fundit të shtesës, Reali mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Valverdes.
Reali arriti të realizoj katër penallti, ndërsa Atletico Madrid një.
Ky është triumfi i 11 i Realit në Superkupën e Spanjës, dy më pak se Barcelona që mban kryesimin me 13 Superkupa. /IndeksOnline/