75 Mall Live Search
17:33 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Penaltia e Aubameyang duhej të përsëritej

Pierre-Emerick Aubameyang pati rastin e përsosur për të fituar derbin e Londrës së Veriut të shtunën pasdite, pasi një penallti e diskutueshme ishte dhënë në minutën e fundit të ndeshjes.

Hugo Lloris bëri një pritje të madhe për t’i mohuar golin 29-vjeçarit dhe Spurs siguroi një pikë në Wembley.

Por a duhej të përsëritej penaltia?

Pamjet tregojnë qartë se qendërmbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen, ishte brenda zonës së ndaluar para se Aubameyang të bënte goditjen.

Disa sekonda më vonë belgu bëri një tjetër ndërhyrje për të ndaluar një shans tjetër të madh për gol. /IndeksOnline/