Penaltitë e vendosin derbin, Prishtina e Drita ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës me rezultat 1:1. Te dy golat u shënuan nga pika e bardhë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit. Besnik Krasniqi shënoj në minutën e 38-të nga penaltia, transmeton Indeksonline.
Drita arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 83-të nga pika e bardhë. Fidan Gërbeshi u tregua i sakt nga penaltia.
Në minutën e 92-të, Ilir Blakqorri i Dritës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të palejueshme.
Kjo ishte ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të Superligës. Drita e mbyllë stinorin si kampion vjeshtor, kurse Prishtina e mbyll në pozitën e tretë./Indeksonline/