13:08 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pence e njofton Thaçin me dy shqiptarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, tregon se ky i fundit e ka njoftuar me dy shqiptarë, të cilët punojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Statusi i plotë i Thaçit:

Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtësor, zv. Presidenti Pence, me shumë krenari, më
tha: ” zoti President, tani do të kem nderin që t’ju njoftoj me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë”.
Sigurisht, m’u bë zemra mal me të arriturat e tyre.
Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njofshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane.
Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë.
Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë! HTH/AktivPress