Pence vlerëson vendosmërinë e amerikanëve për të gjetur shpresë pas tmerrit
Zëvendëspresidenti Mike Pence vlerësoi veprimet heroike të policisë dhe vendosmërinë e popullit amerikan në një ceremoni lutjesh në Las Vegas, përpara se organizatorët të lëshonin 58 pëllumba të bardha në kujtim të çdo viktime të vrarë në një festival në SHBA.
“Ishte një tragjedi me përmasa të paimagjinueshme. Ata që u vranë, u morën para kohe, por emrat dhe historitë e tyre do të jenë pëgjithmonë në zemrën e popullit amerikan”, tha Pence, transmeton AktivPress.
Hetuesit ende nuk kanë zbuluar ndonjë motiv, që çoi 64-vjeçarin Stephen Paddock, të gjuaj me armë zjarri në drejtim të turmës në një festival të muzikës, duke vrarë 58 dhe duke plagosur qindra përpara se të merrte jetën e tij.
Megjithatë, hetuesit kanë gjetur një shënim në dhomën ku ai po qëndronte, në të cilën kishte numra. Këto shifra u karakterizuan si të rëndësishme për personin e armatosur, por ende të paqarta për hetuesit./AktivPress