75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 19 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Pendarovski e mirëpret dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen e propozuar nga BE-ja

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka uruar Kosovën dhe Serbinë për dakordimin e arritur dje në Ohër për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

“E mirëpres marrëveshjen e arritur sonte në Ohër nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një takim në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, nën patronazhin e BE-së”, ka deklaruar ai.

Mbrëmë në Ohër u arrit një dakordim për marrëveshjen në fjalë, por nuk pati nënshkrime.