75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

“Pendohem që votova Vjosën dhe jo Gani Dreshajn që na solli këtë projekt te madh”

Njëri nga matematicientët më të njohur në vend, profesori Rexhep Maraj është penduar për votën e dhënë në zgjedhjet e fundit. Maraj ka shkruar në Facebook se është penduar që vota e tij ka shkuar për Vjosa Osmanin dhe jo për Gani Dreshajn. Ky pendim

i tij vije pas vizitës që i ka bërë rrugës për në Lugun e Butë, aty ku tani kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës për në bjeshkë. Dreshaj i është përgjigjur reagimit të profesorit duke i thënë se politikanët shkojnë e vijnë, por se rruga për në bjeshkë mbetet përherë aty.

Gani Dreshaj ka qenë një nga deputetët më të zëshëm dhe më aktiv për që të miratohet ky projekt i

madh për Komunën e Istogut. Dreshaj njihet ndihmën e dhënë në shumë projekte të Komunës së Istogut./Indeksonline/