Pendohen personat, që vodhën brenda aeroportit “Adem Jashari”, ia kthejnë telefonin pronarit
Numër i madh i vjedhjeve dhe grabitjeve janë kryer gjatë këtij viti në Kosovë.
Një vjedhje ndodhi së fundi edhe brenda objektit të aeroportit “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Pikërisht në një prej bizneseve që funksionon në aeroport, i njohur si “Rent A Car” u vodh telefoni mobil që funksiononte si telefon zyrtar i kompanisë.
Indeksonline raportoi mbrëmë për këtë vjedhje, ku njëri nga punëtorët e këtij biznesi tha se vjedhja u krye nga një gjermane në bashkëpunim me një shqiptar.
Lidhur me rastin u deklarua edhe Policia e Kosovës, ku theksuan se rasti po hetohet nga njësitë policore.
Por ende pa kaluar 24 orë, telefoni është kthyer te biznesi në fjalë. Për fat të mirë, kryesit e kësaj vepre janë penduar dhe brenda pak orësh kishin vendosur që t’ia kthenin telefonin pronarit, raporton Indeksonline.
Duhet kujtuar se që nga momenti i kryerjes së kësaj vepre pati edhe video-incizim, teksa pronarët e këtij biznesi kanë deklaruar se tashmë telefoni është sërish në duart e tyre./Indeksonline/