23:31 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / Gj. Sh

Pendohet Dani Alves i shkruan letër nga burgu ish- gruas: Dua një shans tjetër

Dani Alves i ka shkruar një letër gruas së tij, Joana Sanz nga burgu ku ai mbetet në paraburgim me akuzën e një përdhunimi të dyshuar.

Ish- lojtari i Barcelonës dhe Sevillas u arrestua më 20 janar i akuzuar për një sulm të dyshuar seksual të kryer në klubin e natës Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor.

Pasi Sanz përfundimisht vendosi të ndahej me të dhe të kërkonte një divorc, emisioni televiziv spanjoll ‘Y Ahora Sonsoles’ ka fituar akses ekskluziv në letrën e shkruar me dorë të Alves për të, shkruan Mirror.

Në letër, Alves ka thënë se e kupton vendimin e gruas së tij modele për të marrë kohë për lidhjen e tyre tetëvjeçare

“Tani, në këto momente të vështira, më vjen keq për vendimin tuaj dhe dëshiroj që jeta të na japë një tjetër shans”, ka shkruar Alves.

Reprezentuesi brazilian, i cili është mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i tij dy muaj më parë për akuzat për sulm seksual, gjithashtu premtoi të “luftojë deri në fund” për të provuar pafajësinë e tij.

“Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë gjithmonë me mbështetjen e atyre që janë pranë meje për të treguar pafajësinë time para gjithë botës”, shton ai në letër.