Pendohet Messi, i kërkon falje PSG-së

Lionel Messi është penduar dhe i ka kërkuar falje PSG-së për vizitën që bëri pa dijenin e klubit në Arabinë Saudite.
Sulmuesi argjentinas ka publikuar një video në profilin zyrtar në Instagram, duke thënë se mendonte se kishin ditë të lirë, shkruan IndeksOnline.
Messi i ka kërkuar falje bashkëlojtarëve dhe thotë se pret vendimin e klubit.
“E kam organizuar këtë vizitë dhe s’mund ta anuloja. Tashmë e kam anuluar. I kërkoj falje bashkëlojtarëve dhe po pres se çka do të bëjë klubi”, ka deklaruar Messi përmes video-inçizimit.
PSG-ja kishte marrë vendim ta suspendojë Messin për dy javët e ardhëshme, pasi nuk kishte marrë leje nga klubi për vizitën në Arabi./IndeksOnline/