75 Mall Live Search
09:06 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Pendohet “Nusja e ISIS-it”, kërkon një mundësi të dytë

Shamima Begum, e njohur si nusja e ISISI-t ka thënë se i vjen keq që ka shkuar në Siri dhe që ka pasur fëmijë në kalifatin e grupit terrorist,
transmeton Indeksonline.

Ajo në intervistën e saj të parë që nga vdekja e djalit të saj Jarrad, me të cilin ishte shtatzënë kur u përpoq të kthehej në Angli, ka kërkuar një shans të dytë.

Ajo iu bashkua shtetit islamik në moshën 15 vjeçare dhe kishte humbur dy fëmijë para vdekjes së fëmijës së tretë të saj.

a man wearing a hat: Shamima Begum pictured with her newborn son who died in Syria ( ITV )

“Që kur u largova nga Baghouz, me të vërtetë pendohem për gjithçka kam bërë, dhe ndjehem sikur dua të kthehem në Britani të Madhe për një shans të dytë për ta nisur jetën time”, tha ajo për Times.

“Isha tronditur. Erdha këtu duke besuar gjithçka që më ishte thënë, duke ditur pak për të vërtetat e fesë sime “.

“Unë kam ardhur duke menduar se do të ishte një vend ku unë mund të kem një familje të sigurt”.

a group of people walking in the snow: Terror trip: Two 15-year-old girls and a 16-year-old girl caught on CCTV at Gatwick (AP)

Në intervistat e mëparshme, ajo u kritikua shumë për komentet e saj. Kjo pasi. mbrojti sulmin terrorist dhe tha se “shumë njerëz duhet të kenë simpati për mua”.

a woman standing in front of a tiled wall: Shamima Begum pictured at Gatwick Airport in February 2015 (EPA)

Por në intervistën e fundit ajo tha se ia kishin shpërlarë trurin.

“Unë ende i mbështetja ata për shkak të asaj që më thanë dhe çfarë më mësuan”, tha ajo.

Ajo tha se i vije keq për marrëdhënien që ka me familjen e saj për shkak të veprimeve që ka bërë. Në fund, ajo shpreson se mund të kthehet për ta korrigjuar atë. /Indeksonline/

a person posing for the camera: Shamima Begum left the UK in 2015 (AFP/Getty Images)