Penelope Cruz dedikim shqiptares së njohur: ‘Gjithmonë në zemrën time’
Aktorja e njohur e Hollywood-it, Penelope Cruz ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihet pranë shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, shkruan Indeksonline.
Ajo ka kujtuar dhe falenderuar atë për ndihmën dhe humanitetin e treguar ndaj miliona njerëzve, madje edhe ndaj saj.
“Duke kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kalova me të. Vërtet më ndryshoi jetën! Gjithmonë në zemrën time!” : ka shkruar Penelope duke e shoqëruar me një fotografi përkrah Nënës Terezë.
Penelope është njohur me Nënë Terezën në një kohë kur ka punuar për të në Kalkutë. Ato së bashku kanë ndihmuar të varfërit dhe janë kujdesur edhe për të sëmurët. /Indeksonline/
