10:19 / E Martë, 07 Shtator 2021 / AR

Pengohet fjalimi i kryetares së Speciales

Është penguar nga protestuesit fjalimi i kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Fjalimi i gjykatëses Trendafilova nuk mund ta lejojmë që të mbahet në qetësi. Kjo është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që në asnjë moment nuk mund të sjellë drejtësi. Kjo gjykatë po dëshiron ta ndryshojë historikun e Kosovës, duke e bërë luftën si luftë e cila ka ndodhur në mes të dy agresorëve dhe jo si luftë çliruese për këtë popull për pavarësi dhe liri.

Gjykatësja ka ardhur këtu në mënyrë që ta legjitimojë këtë gjykatë, por legjitimiteti i saj nuk është më real. Kanë harruar që ka pasë krime këtu nga agresori, Serbia, prandaj s’mund ta lejojmë që në heshtje të raportohet”, tha njëri nga protestuesit.

Ajo sot ka arritur në Kosovë për të folur rreth mandatit, punës dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës./Indeksonline/