Pengoi zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, arrestohet i dyshuari në Graçanicë
Një person është arrestuar në Graçanicë pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhërin policor.
I njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, raporton IndeksOnline.
“Graqanicë 28.02.2026-02:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k), pasi që nuk ka respektuar urdhrin policor dhe ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/

