08:54 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / MSH

Pengojnë policët në ushtrimin e detyrës, arrestohen babë e bir në Prizren

Babë e bir kanë përfunduar në pranga pasi të njëjtit dyshohet të kenë penguar policinë në ushtrimin e detyrës.

Sipas raportit policor, të dyshuarit kanë ndërhyrë te zyrtarët policorë, të cilët po shqiptonin gjoba, duke i penguar në punën e tyre.

Rr. Xhevat Berisha, Prizren 28.01.2022 – 18:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e birë), pasi që kanë penguar zyrtarët policorë, të cilët ishin duke shqiptuar gjoba. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raport.