10:09 / E Martë, 12 Prill 2022 / LB

Pensionistët të parët që do t’i marrin shtesë nga 100 euro, për studentët dhe sektorin privat do të hapet aplikim i veçantë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët kanë prezantuar një pako mbështetëse në vlerë prej 100 milionë euro për qytetarët e Kosovës.

Në këtë konferencë, Murati ka thënë se  kategoria e parë e cila do të përfitojë menjëherë shtesën prej 100 eurove do të jenë pensionistët, të cilët deri në fund të javës do të marrin pensionet e tyre me këtë shtesë.

Sa i përket punëtoreve të sektorit privat dhe studentëve, Murati ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të hapet procesi i aplikimit për të përfituar shtesën prej 100 eurove.