12:39 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pensionisti i vetmuar shpërthen në lot, studentët e tij ia sollën pemën e Krishtlindjes

Ky është momenti i ngrohjes së zemrës. Terrence, 78 vjeç, iu bë një befasi festive në shtëpinë e tij në Oldham të Manchesterit.

Pensionisti i vetmuar shpërtheu me lot  kur studentët ia sollën një pemë të Krishtlindjes dhe kënduan “Natën e heshtur” në prag të derës së tij, përcjell Indeksonline.

Ata e vizituan atë pasi ai në një program televiziv,  tregoi se si kishte qenë duke luftuar me vetminë dhe se nuk kishte një pemë të Krishtlindjes në shtëpi.

Terrence u ngrit nga karrigia e tij për t’u uruar atyre mirëseardhjen, por nisi të qante kur pa dhuratën që ia sollën./Indeksonline