Pensionistja nuk ka para për të paguar faturat, deputeti i drejtohet: Shite qenin për t’i paguar!

Rritja e çmimit të gazit në Ukrainë ka bërë që shumë qytetarë të reagojnë, duke u shprehur kundër këtij vendimi.
E lidhur me këtë nuk është se veten e kanë përmbajtur edhe deputetet. Kështu, së fundmi një deputet i është përgjigjur në mënyrë të ashpër një pensionisteje, duke i ‘rekomanduar’ asaj të shes qenin në rast se nuk mund t’i mbulojë shpenzimet.
Lubov Klyucha, e cila jeton në një fshat në Ukrainën qendrore, ndërhyri gjatë një interviste televizioni duke u shprehur se është shumë e vështirë që një pensioniste të paguajë çmimin e gazit.
Ndërkohë që ka patur reagimin e menjëhershëm të deputetit 25 vjeçar Yevhen Brahar i cili i tha që në mënyrë që të paguante faturën ajo duhet të shiste qenin e saj.
Por kjo deklaratë ka sjellë reagimin e shumë personave, madje edhe të disa deputetëve të tjerë. Njëri prej tyre i drejtohet me nofkën budalla dhe të pamatur nëpërmjet një postimi në Facebook.
Pas kësaj situate, deputeti 25 vjeçar i kërkoi falje zonjës. Nëpërmjet një postimi në facebook ai shkruan se është ende i ri në politikë dhe se nuk ka mësuar se si të përgjigjet pyetjeve me delikatesë.
Fjalët e mira të tij duket se kanë prekur pensionisten e cila arriti të kontaktojë me Brahar nëpërmjet telefonit. Sipas agjencisë së lajmeve 112.intermational ajo shprehet se e ka falur deputetin pasi ai është ende i ri në politikë.
Kjo çështje erdhi dhe në veshin e Presidentit Volodymyr Zelensky i cili urdhëroi qeverinë e tij ta ndjekin nga afër atë.