13:30 / E Diele, 07 Gusht 2022 / MSH

Pensionistja sfidon moshën, 93-vjeçarja ngjitet në qiell e lidhur në krahët e avionit

Mund të shkaktojë frikë te shumica e njerëzve, por 93-vjeçarja Betty Bromage nuk e ka problem të ngjitet në qiell të hapur e lidhur në krahët e avionit.

Pensionistja nga Gloucestershire sapo ka përfunduar sfidën e saj të pestë të guximshme për të mbledhur para për një bujtinë lokale, shkruan BBC.

“Nuk mund të bëj shumë gjëra, por kjo është diçka që më pëlqen ta bëj për bamirësi dhe për të ndihmuar njerëzit e tjerë.”

“Kjo ka qenë në thelb mënyra ime e jetesës, të përpiqem të ndihmoj njerëzit.”