10:09 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pensionohet “Alibaba”

Bashkëthemeluesi i Alibaba, Jack Ma, personi më i pasur i Kinës dhe ndërtuesi më i rëndësishëm i një prej bizneseve më të suksesshme të vendit, do të tërhiqet nga kompania javën e ardhshme për t’u përqëndruar në filantropinë.

Ma është 53 vjeç, ndërsa që nga viti 1999 ka arritur ta bëjë biznesin e tij, Albaba një kompani gjigante që sot ka vlerë 420 miliardë dollarë.

Alibaba, që kryesisht konsiderohej si Amazon i Kinës, filloi si një treg online-biznesi, megjithëse filloi të rritet në mënyrë agresive me fillimin e tregut të drejtpërdrejtë të konsumatorit Taobao në vitin 2003.

Alibaba që atëherë është zgjeruar në mediat digjitale, dhe një numër të gjerë të industrive të tjera. Kompania zotëron gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të platformës ëeibo të Twitter në Kinë.

Jack Ma tani vepron si kryetar ekzekutiv i Alibabës, pasi si drejtor ekzekutiv e ka emëruar David Zhang./Indeksonline/