15:47 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pensionohet futbollisti i Superligës

Të dielën nga ora 16:45 do të zhvillohet ndeshja e Superligës së Kosovës në mes të Trepça ’89 dhe Prishtina.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin Shpëtim Idrizi, shkruan indeksonline.

35 vjeçari do të pensionohet nga futbolli pas 18 vitesh pjesë e minatorëve.

Shpëtimi që në moshën 17 vjeçare debutoi në KF Trepçën’89 dhe nga edicioni 1999/2000 e deri në ditët e sotme të edicionit 2018/2019 ishte futbollist standard dhe zhvilloi në total 665 ndeshje Kampionale dhe për Kup-ën e Republikës së Kosovës duke shënuar gjithsej 163 gola.

“Shputa” ka fituar një herë Superligën, një herë Kupën dhe dy herë Superkupën e Kosovës si kapiten i Trepça ’89. /IndeksOnline/