75 Mall Live Search
23:46 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / Gj. Sh

Pensionohet futbollisti kosovar, karrierën e vazhdon në një rol tjetër

Futbollisti kosovar, Samir Sahiti është pensionuar nga futbolli aktiv. Pas pensionimit, Sahiti ka vendosur ta vazhdoj karrierën si ndihmës trajner te skuadra e Trepçës ’89, shkruan IndeksOnline.

Ai ka luajtur për të gjitha grup moshat e përfaqësueses së Kosovës. Sahiti ka fituar disa tituj të rëndësishëm, ku ka fituar titullin e Superligës me Trepçën dhe Hysin, e po ashtu ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me skuadrën e Skënderbeut.

Gjatë karrierës si futbollist, Sahiti ka luajtuar edhe Evropa Ligë me skuadrën e Renovës nga Maqedonia dhe në kualifikueset e Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/