Pensionohet gjyqtari i famshëm anglez

Gjyqtari i Premierligës, Mike Dean ka vendosur të pensionohet nga profesioni aktiv. Dean do të mbyllë bilbilin e tij në fund të këtij edicioni.
Gjyqtari simpatik i Premierligës kishte vendosur pensionimin edicionin e kaluar, por në fund vendosi mos ta bëj këtë gjë ngase nuk donte të mbyllte punën e tij pa prezencën e tifozëve në stadiume.

52 vjeçari ka gjykuar në Premierligë që nga viti 2000 duke qenë gjithmonë i vlerësuar për punën e tij.
Emri i tij përmendet si zëvëndësues i mundshëm i Mike Rileyt në krye të shoqatës së gjyqtarëve në Angli./Indeksonline/