Pensionohet gjyqtari i njohur kosovar, ndeshja mes Prishtinës dhe Vëllaznimit e fundit në karrierë

Ndeshja mes Prishtinës dhe Vëllaznimit do të jetë e fundit për gjyqtarin e mirënjohur kosovar Atdhe Goçaj.
Ai ka vendosur të pensionohet pas 20 vjetësh karrierë.
Goçaj vlerësohet si një nga gjyqtarët më të mirë në historinë e basketbollit kosovar.
Pensionimi i tij do të jetë një humbje për “drejtësinë në parket”.