75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 27 Prill 2023 / MSH

Pensionohet ish-basketbollisti i Pejës

Ish-basketbollisti i KB Pejës, Jan Mocnik, ka njoftuar se i ka varur këpucët.

7shi i Pejës ka njoftuar në profilin zyrtar të tij se tashmë i ka dhënë fund karrierës si basketbollist profesional, raporton Indeksonline.

Slloveni 36 vjeçar kishte veshur fanellën verdhezi përgjatë vitit 2014.

Për shërbimet e tij e ka falendëruar edhe ekipi pejan.

“Klubi jonë shfrytëzon rastin që nëpërmjet këtij postimi ta falenderojë Jan-in për kontributin e tij në KB Peja dhe i urojmë çdo të mirë në të ardhmen. Përgjithmonë falendërues” thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Në anën tjetër, në “lamtumirën” e tij, Mocnik thotë se i ka dhënë gjithçka basketbollit, por që basketbolli i dha atij shumë më shumë.

“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në rrugëtimin tim në basketboll dhe përjetuan humbje (zhgënjime) dhe fitore (lumturi) me mua. Duhet të ketë një ekuilibër kudo. Por më së shumti dua të falënderoj familjen time, e cila më ka qëndruar pranë që nga lindja dhe ka mbështetur të gjitha vendimet e mia” ka shkruar ai.