18:22 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pensionohet ish-lojtari i Man Utd

Edhe një tjetër yll i futbollit botëror vari këpucët sot.

Dimitar Berbatov njoftoi pensionimin e tij nga futbolli në moshën 38 vjeçare.

Sulmuesi bullgar ishte pjesë e Tottenham dhe e Manchester United për 4 vite, ku fitoi 2 Premierliga, shkruan Indeksonline.

Berbatov ishte pjesë e ekipit kombëtar të Bullgarisë, duke bartur barrën kryesore sa ishte aktiv.

Njoftimin për pensionim e ka bërë publik edhe vet lojtari me një postim në llogarinë e tij në Instagram./Indeksonline/