Pensionohet ish-lojtari i Premierligës
Një ish-lojtar i Premierligës ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij.
Bëhet fjalë për tunizianin, Wahbi Khazri i cili lë futbollin në moshën 34 vjeçare.

Khazri, në 595 paraqitjet e tij në karrierën e tij ka shënuar 208 gola, ndërsa kryesisht ka luajtur në Ligue 1 në skuadra si Bastia, Bordeaux, Rennes, Saint-Etienne dhe Montpellier.
Ai njihet për paraqitjet e tij në Premierligë me Sunderlandin, ku qëndroi për 2 sezone ku kishte përjetuar edhe rënien në “Championship”./IndeksOnline/

