Pensionohet ish-ushtari i UÇK-së dhe minatori i Trepçës, Safet Ahmeti
Safet Ahmeti, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Shalës dhe minator i Trepçës, është pensionuar pas një jete të tërë të ndërtuar mbi punë të ndershme, sakrificë dhe përkushtim ndaj atdheut.
Ahmeti ka qenë minator në Trepçë, ku puna e rëndë dhe djersa u shndërruan në krenari. Ai ishte gjithashtu pjesë e grevës historike të minatorëve të vitit 1989, një moment kyç i rezistencës dhe qëndresës shqiptare, ku qëndrimi dhe vendosmëria u kthyen në histori, shkruan Jepi zë.
Gjatë luftës çlirimtare, Safet Ahmeti iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke kontribuar në luftën për liri dhe çlirim të vendit, aty ku ideali u shndërrua në realitet.

