Pensionohet Julio Cesar
Portieri i njohur, Julio Cesar do të pensionohet në fund të këtij sezonit.
Benfica njoftoi publikun se ish-portieri i Interit, të martën në mbrëmje ndërpreu kontratën e tij me efekt të menjëhershëm, pavarësisht se ishte i lidhur me ta deri në qershor të vitit 2018.
Për pensionimin e tij ka folur edhe legjenda e Interit, Zanetti i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Cesar nuk arriti ta siguronte vendin në portën e Benfikës, madje ai ishte si portier i tretë në këtë skuadër.
Cesar u bë i njohur te Interi, kurse për Brazilin bëri afro 90 paraqitje./IndeksOnline/