Pensionohet luftëtari i UFC-së, ishte kampion i peshave të rënda

Luftëtari amerikan i UFC-së dhe njëkohësisht kampioni i peshave të rënda, Jon Jones ka vendosur të pensionohet.
Këtë e konfirmoi presidenti i UFC-së Dana White, në një konferencë shtypi pas “UFC Fight Night”, të mbajtur në Azerbajxhan.
Mirëpo titulli nuk do të jetë pa kampion, pasi që kampioni i ri do të jetë anglezi, Tom Aspinall.

Amerikani, ka qenë 2-herë kampion i peshave të lehta si dhe së fundi në peshat e rënda.
Jones, gjatë gjithë karrierës së tij në UFC ka zhvilluar 30 meçe, ku fitoi 28, humbi 1 dhe 1 ndeshje që u mbyll baraz./IndeksOnline/