Pensionohet në moshën 78-vjeçare trajneri i njohur

Trajneri i njohur, Mircea Lucescu i ka dhënë fund karrierës së tij.
Tekniku rumun,është pensionuar në moshën 78-vjeçare, shkruan Indeksonline.
Lucescu është trajneri i dytë me më së shumti trofe të fituara, me 38 sosh, ku para tij është legjenda angleze Sir Alex Ferguson.
Ai së fundi ishte trajner i skuadrës ukrainase, Dinamo Kiev, dhe njoftoi largimin pas humbjes 1-0 nga Shakhtar Donetsk.
78-vjeçari gjatë karrierës së tij ka drejtuar edheskuadrat e mëdha si Inter, Galatasaray, Besiktas, Zenit, e Shakhtar Donetsk, gjithashtu ishte selektor i Kombëtares së Rumanisë gjatë viteve 1981-86 dhe Turqisë 2017-19.
Lucescu po ashtu ishte një prej futbollsitëve më të mirë të Rumanisë, ku bëri 70 paraqitje me kombëtaren, duke patur fatin të ishte edhe kundërshtar me legjenden braziliane Pele, dhe Diego Armando Maradonën e Argjentinës.
Ai poshtu sa ishte në rolin e trajnerit, u përball edhe tetë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin dhe portugezin, Cristiano Ronaldo./IndeksOnline/