75 Mall Live Search
18:48 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pensionohet profesori dhe kitaristi i njohur kosovar: Çka më duhet shteti i pavarur?

Luan Sapunxhiu është një nga muzikantët dhe mësimdhënësit e parë të kitarës në Kosovë.

Ai përgjatë gjithë jetës së tij në vendin tonë ka nxjerrë gjenerata të shumta, ndër ta edhe djalin e tij, Petritin, momentalisht një nga kitaristët më me famë botërore.

Por, sot Luani është pensionuar, dhe ai këtë lajm e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, përcjellë Indeksonline.
Kitaristi dhe mësimdhënësi kosovar me këtë rast ka shprehur edhe zhgënjimin dhe indinjatën e tij, ndaj pensionistëve në vendin tonë. Ndër të tjera ka hedhur akuza edhe në drejtim të krerëve të shtetit, për të cilët thotë se ata tashmë ua kanë siguruar të ardhmen pasardhësve të tyre, derisa popullin e mbanë me premtime.

Ky është shkrimi i plotë i kitaristit Sapunxhiu:

Ky jam unë sot! Deri më 6 tetor vlera ime mujore në tregun e punës ishte e ulët, 432€. Sot e kuptova se vlera ime në tregun e pensionerëve është relativisht e lartë, 172€ për një muaj…

Gjenerata ime e trashëgoi Kosovën si KSA me shkolla, Universitet, industri etj. me nivel pakrahasimisht më të lartë se që e ka sot Republika e Kosovës si shtet i pavarur?!

Baba im në vitin 1988 u pensionua me një super rrogë prej 2.500.000din. dhe pensionin e parë e kishte edhe ma super, mbi 2.700.000 din.
Gjenerata sotit para se me e trashigu e kapi shtetin me duart e nji numri të vogël të atyre që familjarëve të vet ia siguruan arrdhmërinë për shum gjenerata ndërsa shumicen e popullit e mbanë me premtimin se do t’ia liberalizojë vizat për ta zbrazur përfundimisht Kosovën!

Çka më duhet shteti i pavarur që mua dhe shumicën e popullit e përbuzë, që e tradhëtoi idealin e sinqert të popullit edhe ma zi, idealin e viktimave të luftës sidomos atyre që me vetëdije dhe krenari u viktimizuan?!