75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / KV

Pensionohet zyrtari policor Agim Cervadiku

Komandanti i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, Bashkim Bytyqi, ka nderuar sot zyrtarin policor Agim Cervadiku, me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes së tij.

Në një mesazh falënderues, Bytyqi tha se Cervadiku gjatë viteve të shërbimit ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe karakterit të fortë njerëzor.

Ai theksoi se ka pasur privilegjin ta njoh si njeri të ndershëm dhe me vlera të larta, ndërsa vuri në dukje bashkëpunimin korrekt dhe kontributin e rëndësishëm që Cervadiku ka dhënë për uniformën dhe kolektivin.

“Sot nuk e lëshon vetëm detyrën, por mbyll një kapitull me nder dhe hap një tjetër me respekt e dinjitet,” u shpreh Bytyqi, duke i uruar ditëlindje të gëzuar dhe pensionim të mbarë në emër të të gjithë kolektivit të Stacionit Policor Jugu.

Mesazhi u përmbyll me mirënjohje të veçantë për zyrtarin e sapo pensionuar.